Mirena kritikon "budallakun": Jemi vend i sanksionuar nga BE-ja
Ilir Mirena, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rrjedhat politike të këtij viti.
Mirena ka kujtuar që dje Gjeorgjisë i është dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Tutje, analisti Mirena ka kritikuar bllokadat politike, duke përmendur largimin e mijëra njerëzve nga Kosova.
“Gjate ketyre viteve te budallakut e çmendise qe ende s’po ju duket fundi, mbetem pa viza, humbem shume miq dhe besim, humbem investime dhe me e dhimbshmja - largim masiv te popullsise.
Sot, jemi nje vend i sanksionuar nga BE’ja. Per vend kandidat as qe i shkon kujt mendja...” – shkroi Muslu, ndër të tjera.