Mirena: Krejt Qeveria po zbarkojka në Ambasadë
Analisti Ilir Mirena ka komentuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë Kurti në takimin e ambasadës së SHBA-së për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me pjesëmarrjen e madhe të qeverisë në këtë takim.
“Krejt Qeveria po zbarkojka n’Ambasade”, ka shkruar Mirena.
Në takimin që ka filluar në ora 10:00, po marrin pjesë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë. Përveç zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, aty po merr pjesë edhe ministri për Kthin dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ministrja e Arsimit Arbëri Nagavci dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi.