Mirena ironizon për telefonatën e Gërvallës me Berishajn: Qe sa e thjeshtë, e jo si na “llama-llama” - NACIONALE

Mirena ironizon për telefonatën e Gërvallës me Berishajn: Qe sa e thjeshtë, e jo si na “llama-llama”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se nuk ka arsye që ta shkarkojë ambasadorin Marin Berishaj.

Gërvalla, mes tjerash bëri të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me ambasadorin në Kroaci.

Mirena ndërkohë, ka ironizuar duke thënë se “qe sa e thjeshtë edhe kjo punë, me një telefonatë u sqarua gjithçka”.

“E jo si na te tjeret llama llama qe 6 muaj tuj i ra njerit n’qafe kot se koti…” – ka shkruar në fund ai.

Postimi i plotë i gazetarit Mirena:

Qe sa e thjesht eshte kjo pune. Me nje telefonate edhe u sqaru gjithçka.

E jo si na te tjeret llama llama qe 6 muaj tuj i ra njerit n’qafe kot se koti…

Lajme të ngjashme