Mirena ironizon ndaj qeverisë: Koncentrohuni, o teveqela
Analisti politik Ilir Mirena në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka ironizuar me deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit Hekuran Murati.
Ai përmend deklaratat e kryeministrit që e kundërshtojnë njera tjetren ku për CNN kryeministri përmend progresin që ka ndodhur në 25 vjetet e fundit, ndërsa sot gjatë vizitës në Qëndren Klinike Universitare ai thot se nuk ka pasur progres që 20 vjet.
Ndërsa ministri Murati sot deklaroi që nuk ka rrezik për luftë, ku të kundërten po e thot kryeministri Kurti që disa javë.
“Dje Kurti ne CNN, "ka progres te madh qe 25 vjet". Sot Kurti ne QKU, "nuuuk ka progres qe 20 vjet". Dje e pardje, e para nje jave, muaji e qe nje vjet, "do te kete lufte, rrezik per lufte" Sot, ministri i tij Hekuran Murati, "nuk ka asnje rrezik per lufte".... Koncentrohuni, o teveqela..”, shkruan Mirena