Mirena i gjen një video Albin Kurtit te çamët duke u angazhuar për Bashkim Kombëtar - NACIONALE

Mirena i gjen një video Albin Kurtit te çamët duke u angazhuar për Bashkim Kombëtar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka gjetur një videokronikë përmes të cilës ka vendosur, si duket, ta kritikojë vizitën e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në Greqi.

“Kronikë nga vizita e Albin Kurtit në Greqi...” – ka shkruar z. Mirena në profilin e tij në Facebook, duke e ndarë videon në fjalë.

Aty shihet z. Kurti bashkë me disa deputetë shqiptarë, përfshirë Shpëtim Idrizin, derisa takohet me komunitetin çam derisa dëgjohet muzikë çame në sfond.

Gazetari që ka përgatitur kronikën, në gjuhën shqipe, tregon se si Kurti është politikan nga Kosova që ka për synim bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Kurti është kritikuar për ndryshim qëndrimesh, sidomos vitin e fundit. Mes këtyre qëndrimeve i është përmendur vazhdimisht edhe ai për Bashkimin me Shqipërinë. Por, në anën tjetër, veçanërisht e rëndë në këtë rast është mos-përmendja e viktimave çame në takimet që ka pasur me zyrtarët e lartë të shtetit grek.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës ka qenë në vizitë jozyrtare në Greqi prej datës 5 e deri më 14 korrik, ditën e sotme.

Ai sot u pa në seancën e Kuvendit të Kosovës, por nuk foli për vizitën.

Po ju lëmë më poshtë me videon:

Lajme të ngjashme