Mirena: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet por drejtuesit e shtetit s’kanë vullnet - NACIONALE

Mirena: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet por drejtuesit e shtetit s’kanë vullnet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena në një shkrim të gjatë ka argumentuar sipas tij se pse Gjykata Speciale duhet të zhbehet.

Sipas tij, kjo gjykatë u votua pas një trysnie të madhe ndërkombëtare, por tashmë ka dalur tërësisht prej kontrollit. SSipas tij, qëllimi kësaj gjykate është ta shpall ndërmarrje të përbashkët kriminale UÇK-në.

Por, problem sipas Mirenës qëndron te drejtuesit e shtetit që nuk e duan zhbërjen e kësaj gjykate, si dhe shoqëria kosovare gjithashtu.

E plotë:

Fakt eshte qe Gjykata Speciale eshte votu prej deputeteve te Kosoves. Eshte bere presion i madh ndaj tyre. Ambasadoret e vendeve perendimore iu kane shku edhe neper shpi deputeteve per t'i bindur qe ta votojne krijimin e saj. U ishte thene se kjo po behet per te miren e Kosoves.

Megjithate, ne Kuvendin e Kosoves nuk eshte votuar krjimi i nje monstrumi te tille gjyqesor qe tashti si jep llogari askujt, as bashkesise nderkombetare e as institucioneve te Kosoves, as popullit te Kosoves ne te cilin thirret.

Nga synimi qe per viktimat e luftës te sjelle drejtësi, tani kjo gjykate synim e ka shpalljen e UÇK’se “ndermarrje e perbashket kriminale”.

Nese e keni degju me vëmendje dje kur iu eshte shqiptu dënimi Pjeter Shales, edhe pse pa asnjë ndërlidhje faktike, neper pikat te cilat lexoheshin dhe mbi te cilat iu shqiptu denimi pothuajse ne secilen permendej “ndermarrja e perbashket kriminale”...

Prandaj, nuk qendron argumenti se Gjykata Speciale eshte votu prej deputeteve te Kosoves dhe tash s'kemi çka me ba dhe te rrijme duarkryq.

Shteti i Kosoves ka mundesi te beje shumëçka. Llogaridhenje, lobim te miqte nderkombetare per t’iu faktuar se kjo gjykate ka dal teresisht prej kontrollit, e deri te inicimi per shperberjen e saj.

Por, momentalisht drejtuesit e shtetit te Kosoves nuk duan dhe nuk e kane ate vullnet qe diçka te levize ne ate drejtim. Ndoshta, as shoqeria jone. E rende me e besu, por nganjehere te krijohet pershtypja sikur edhe brenda nesh ka nje deshire te fshehur qe UÇK te shpallet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”....

Po get, Gjykata Speciale ka hetu diçka tek ne, e ka pa me kend ka pune, dhe syni verr s’po i bene...

Lajme të ngjashme