Mirena: Është e pamundshme me i publiku për çdo dite skandalet e hajnave të Qeverisë Kurti
Analisti Ilir Mirena ka vlerësuar se Qeveria Kurti po e keqpërdor pushtetin në përmasa të mëdha.
Ai ka bërë me dije se është e pamundur të publikohen të gjitha skandalet e kësaj qeverie nga mediat.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se publikimin e skandaleve qeveritare po e mundësojnë edhe njerëzit që punojnë nëpër institucionet.
Këta të fundit, sipas tij, janë trimëruar dhe nuk kanë më frikë nga zyrtarët qeveritarë.
“Aq shume jane duke vjedhur, aq shume jane duke keqperdorur pushtetin, sa qe 100 veta staf me i pas nuk mundesh me i publiku per çdo dite skandalet e hajnave te ketij pushteti... E mira eshte se edhe qytetareve qe jane pjese e institucioneve u eshte hequr frika prej tyre. Per çdo dite na raportojne dhe dergojne deshmi per abuzimet e Qeverise Kurti... Jam optimist se Kosova do t'i jap fund edhe kesaj dergje, me 9 shkurt 2025....”, ka shkruar Mirena.