Mirena e quan manipulativ statusin e Kurtit: Gjuajti gurë mbi Thaçin e Mustafën - NACIONALE

Mirena e quan manipulativ statusin e Kurtit: Gjuajti gurë mbi Thaçin e Mustafën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar shkrimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili e përmendi në tri raste Hashim Thaçin, ish-presidentin kosovar që vazhdon të mbahet i paraburgosur në Hagë nga Gjykata Speciale.

Mirena e ka quajtur statusin e Kurti si “manipulativ”.

Tutje, Mirena ka shkruar se e gjithë kjo përpjekje e Kurtit është një tentim për ta arsyetuar dërgimin e draftit në Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Albin Kurti e bani nje status manipulativ e te gjate per Zajednicen, duke gjujt gure e dru mbi Hashim Thaçin e Isa Mustafen, edhe po pretendon qysh ky na ka pshtu me Marreveshjen e Ohrit (Autonomine e Zajednices).

Krejt kjo ne kuader me ua ly me kos militantave para se me e dergu draftin e Zajednices ne Kushtetuese…” – ka shkruar Mirena, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme