Mirena e kritikon ministren Haxhiu: Qeveri morbide, që e ka fetish vdekjen dhe vuajtjen
Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, rreth rastit të Astrit Deharit, ish-aktivist i VV-së që ndërroi jetë në burg.
Në shkrimin e tij, Mirena ka theksuar se po vjen “era zgjedhje”. Tutje, Mirena ka shkruar se tash është koha “me i rikthy të vdekurit”.
“Era zgjedhje. Koha me i rikthy te vdekurit. Qeveri morbide. Qeveri qe e ka fetish vdekjen dhe vuajtjen, e jo jeten dhe lumturine…” – shkroi ai.