Mirena e këshillon opozitën: Nëse mbahet seancë e mbyllur, Kurti ka me ju rrejt - NACIONALE

Mirena e këshillon opozitën: Nëse mbahet seancë e mbyllur, Kurti ka me ju rrejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Ilir Mirena, ka thënë se është e paparë nëse opozita do të pranonte një seancë të mbyllur për punën e Asociacionit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse do të ndodhte kështu, do të ishte një mundësi e mirë që Kryeministri Kurti të gënjente dhe do të trillonte edhe më shumë, në formën se si i përshtatet atij.

Sipas Mirenës, në këtë formë edhe opozita do të dilnin të poshtëruar dhe të keqpërdorur.

E papame dhe e padëgjume nese opozita pranon seance të mbyllur për publikun në Kuvendin e Kosovës për punën e Zajednicës. Veç ja jepni edhe një shansë magjike Albin Kurtit me rrejt e me trillu çfardo që t’i përshtatet atij pas asaj seance të mbyllur, e vet opozita me dal t’poshtnum e t’keqpërdorun, po, dorën n’zemer me u dok edhe ‘gllupa’…”, ka shkruar Mitrena në Facebook.

Lajme të ngjashme