Mirena: Arben Gashi s'e paska precizu në vjeshtën e cilit vit do të rrëzohet Qeveria Kurti
Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka ironizuar me deklarimin e deputetit të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se në vjeshtë mund të rrëzohet Qeveria Kurti.
Mirena ka thënë se Gashi nuk ka treguar saktë se në vjeshtën e cilit vit do të rrëzohet Qeveria.
“Arben Gashi paska thane qe ne vjeshten e vonshme pritet te rrezohet Qeveria...Ama, se paska precizu ne vjeshten e cilit vit...”, ka shkruar Mirena.
Sipas Gashit tetë depuetët mund të kalojnë në grupin parlamentar të LDK-së dhe se brenda pushtetit ka persona të pakënaqur.