Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në
Qeveria sot e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky projektligj është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron zbatimin e kontrollit civil dhe demorkatik nga Ministri i Mbrojtjes në FSK.
Ministri Armend Mehaj, në mbledhje tha se miratimi i këtij projektligji, e vendos Kosovën edhe më afër të standardeve të NATO-s.
“Për krijim e bazës ligjore dhe zbatimin e plotë civil nga ministri i Mbrojtjes në FSK. Kosova është përcaktuar të bëhet pjesë e NATO-s, ky akt normatik do të jetë në funksion të përafërt me standardet e NATO-s”, ka thënë Mehaj.