Miratohet Plani i Përformancës për AIP: Deputetët pyesin nëse mund të mbyllet Tik Toku
Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të mërkurën është diskutuar edhe rreth Tik Tok-ut.
Deputetët kanë shtruar pyetje ndaj kryetares së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku rreth këtij rrjeti social.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha mes tjerash gjatë mbledhjes u shpreh:
“Nëse SHBA ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”.
Në lidhje me këtë, Sogojeva – Dërmaku tha se vendimi për mbylljen ose jo të Tik Tok-ut është përgjegjësi e shtetit, dhe jo e Agjencisë.
“Sa i përket Tik Tokut, Tik Toku është një si me thënë, kemi kriju marrëdhënie bilaterale me ata, dhe kemi arritë ato që kemi përmend disa herë, kemi rritë moshën, politikat e privatësisë.
Çështjet e platformave sociale në Kosovë, problem më i madh është mungesa e domenit të Kosovës, domen zyrtar. Sepse, kemi shumë përdorues që nuk e përdorin, si me thënë ofruesit e shërbimeve, në momentin që ofruesi i shërbimeve është jashtë Kosovë, AGJENCIA NUK KA kompetenc as me mujt me e kontrollu. Tashmë ne vec muajin e kaluar e kemi pasë një takim në një prej konferencave ku kemi marrë pjesë, ata janë të gatshëm të vijnë ën Kosovë për me pa se sit ë rregullohet çështja dhe sfidat krahas përdorimit të Tik Tokut dhe kjo do të realizohet vitin tjetër, aty mund të shohhim se çka mund të bëjmë nën kompetencat tona si agjenci.
Për me ndalu soe mos me ndalu, nuk bie në kompetencat e agjencisë, është përgjegjësi e shtetit.” – tha ajo.
Ndërkohë, me vota unanime, deptuetët votuan Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025.