Miratohet në parim marrëveshja Kosovë – Austri për bashkëpunim në çështje penale
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim marrëveshjen me shtetin e Austrisë për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale.
Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu ka thënë se “lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë regjional dhe ekstradimeve”.
E plotë:
Miratohet Marrëveshja Kosovë -Austri për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale
Në mbledhjen e rregullt, Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale në mes të Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Drejtësisë, dhe Qeverisë së Republikës Federale të Austrisë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se qëllimi i kësaj Marrëveshje është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale, ekstradimit dhe transferimit të personave të dënuar në mes të Kosovës dhe Federatës së Austrisë dhe harmonizimi dhe lehtësimi i procedurës ligjore në këtë fushë.
Tutje, zëvendësministri Sallahu tha se lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë regjional dhe ekstradimeve.