Ndalimi i dinarit, BQK del me 20 sqarime për rregulloren e re pas kritikave nga ndërkombëtarët
Partnerët ndërkombëtarë përmes disa deklarimeve i kanë kërkuar Kosovës që të pezullojë vendimin që ndalon përdorimin e dinarit serb në vendin tonë.
Megjithatë, Qeveria ka thënë se nuk do të tërhiqet nga ky vendim, i cili erdhi pas miratimit të rregullores së re të Bankës Qëndrore të Kosovës.
Kështu, nga Qeveria deklaruan se do të ketë një periudhë tranzitore dhe nuk do të ketë qasje ndëshkuese.
BQK gjatë ditës së sotme ka dalë me disa sqarime për rregulloren e re, të cilat i gjeni në këtë LINK.