Miratimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë, Miftaraj: Tash duhen vepra, jo fjalë - NACIONALE

Miratimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë, Miftaraj: Tash duhen vepra, jo fjalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi Kuvendi ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme!

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas funksionalizmit të agjencisë, ata që nuk mund t`i arsyetojnë mbi 25 mijë euro pasuria duhet të iu konfiskohet.

Sipas tij, tani duhen vepra e jo fjalë.

Kuvendi e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme! E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet. Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji. Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme