Miratimi i dorëheqjeve të prokurorëve serbë, Këshilli Prokurorial përgatitë konkursin e ri
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë me dije se është duke i bërë përgatitjet për hapjen e konkursit për pranimin e prokurorëve të rinj nga komuniteti serbë.
Kjo pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka dekretuar lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Një të tillë KPK-ja e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.
Në konkurs do të mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët, të cilëve iu refuzua kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve.
Dekretimi i dorëheqjeve të prokurorëve serbë nga Haxhiu ka nxitur reagimin e BE-së dhe shumë vende mikeve të Kosovës.