MINTI: Inspektimet për verifikimin e njehsorëve elektrikë po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës - NACIONALE

MINTI: Inspektimet për verifikimin e njehsorëve elektrikë po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se po vazhdojnë inspektimet në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, edhe gjatë ditëve të fundjavës, pas numrit të madh të ankesave të paraqitura nga konsumatorët dhe pas hulumtimit të publikuar nga Nacionalja.

Sipas njoftimit të ministrisë, Komisioni Verifikues, i themeluar nga MINTI, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon kontrollet në terren me qëllim të verifikimit të funksionimit të njehsorëve elektrikë.

Ministria ka bërë të ditur se, deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë në krahasim me kohën reale. Megjithatë, sipas të njëjtit njoftim, nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

Në anën tjetër, IQMT-ja tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme