MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor.
Për datat 26 dhe 27 korrik 2026, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.72 euro për litër.
Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Çmimet janë përcaktuar sipas vendimit të ministrisë për rregullimin e tregut të derivateve të naftës.