MINT pranon 100 ankesa nga qytetarët ndaj operatorëve kabllorë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pasi ka marrë ankesa nga qytetarët ndaj disa operatorëve kabllorë.
MINT përmes në komunikate për media, ka thënë se ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se është duke përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Republikën e Kosovës, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve. MINT/Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit vetëm gjatë ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.” – thuhet tutje.
Ndërkaq, në fund kjo ministri thotë se brenda afateve ligjore, do të ndërmerren veprimet e nevojshme në lidhje me këtë situatë.