Inspektorët dalin në terren, shohin se a është rritur çmimi i pajisjeve për ngrohje - NACIONALE

Inspektorët dalin në terren, shohin se a është rritur çmimi i pajisjeve për ngrohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Inspektorët e tregut komunal, kanë inspektuar disa operatorë ekonomik për të parë nëse ka pasur manipulim dhe ngritje të çmimit të pajisjeve si pompa termike, inverter, kalldaja, stufa e të tjera.

MINT përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se inspektimet janë realizuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë dhe në disa komuna më të vogla.

“Inspektorët e tregut kanë arritur të sigurojnë çmimet aktuale dhe i kanë detyruar operatorët ekonomik që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm me ç'rast do të vërtetohet nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimeve të pajisjeve në veçanti pompave termike, inverter, kalldaja, stufa etj”, thuhet tutje në njoftim.

Komunikata e plotë e MINT-it:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me inspektorët e tregut komunal, sot kanë inspektuar disa operatorë ekonomik me qëllim të verifikimit nëse ka pasur manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve, të cilat do të subvencionohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës respektivisht Ministria e Ekonomisë.

Numri më i madh i inspektimeve janë realizuar në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Mitrovicës dhe disa komuna më të vogla si Hani i Elezit, Dragash, Kaçanik etj.

Inspektorët e tregut kanë arritur të sigurojnë çmimet aktuale dhe i kanë detyruar operatorët ekonomik që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm me ç'rast do të vërtetohet nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimeve të pajisjeve në veçanti pompave termike, inverter, kalldaja, stufa etj.

Inspektorët e tregut kanë njoftuar bizneset që do të inspektohen dhe do të ndërmerren masa në çdo rast kur konstatohet që ka ngritje të çmimeve të pa arsyeshme e sidomos tani kur rritet kërkesa për produktet e lartcekura, për shkak të thirrjes për subvencionim nga Ministria e Ekonomisë/ Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit https://konsumatori.rks-gov.net/ , nr tel: 0800 11000 dhe siguron qytetarët se do të jetë aktive në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna.

Lajme të ngjashme