MINT anulon tenderin për rezerva shtetërore, shkaku i “tejkalimit të buxhetit” nga ofertuesit
Me arsyetimimin se ofertuesit kanë tejkaluar buxhetin e paraparë të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, kjo ministri ka anuluar tenderin me vlerë 227 mijë euro për furnizim të rezervave shtetëtore; përkatësisht oriz, vaj ushqimor, konzerva dhe ujë në bidona.
Vlera e paraparë nga ministria ishte 227 mijë euro e 500 euro, ndërkaq ajo e ofertuesve shkonte në 238 mijë euro dhe 315 mijë euro.
Oferta parashihej për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.