Minsitri Latifi flet për ikjen e të rinjve: Nuk është vetëm problemi ynë - NACIONALE

Minsitri Latifi flet për ikjen e të rinjve: Nuk është vetëm problemi ynë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur për migrimin e mjekëve profesionistë nga Kosova në vendet e tjera.

“Ikja e qytetarëve të Kosovës nuk është e re, fatkeqësisht edhe vetëm një nëse shkon, që nuk shkon për ngritje profesionale, por për shkak se nuk mundet të arrijë potencialin e tij njerëzor këtu, është një më shumë se që duhet”, ka thënë Latifi për Klan Kosova.

Ai vazhdoi duke thënë se për më shumë se 20 vjet, mjekët kanë udhëtuar për të studiuar jashtë vendit me parat e tyre në vend që të marrin fonde shtetërore.

“Nëse e bëjmë këtë reformim që po e bëjmë, t’iu japim respektin e duhur specializantëve, me qenë tamam studentë të shkencave të ndryshme dhe t’u jepet mundësi që të shkohet edhe jashtë vendit për specializim. Që 20 vjetët e fundit nuk janë dërguar mjekë për t’u përgatitur jashtë, ata kanë shkuar me lekët e tyre, kanë shkuar me marrëdhënie profesionale, por jo në mënyrë të siguruar”, tha ai.

Sipas Latifit, kjo dukuri është e pranishme edhe në vende si Austria dhe Gjermania.

“Austria po i humb mjekët, ata po shkojnë në vende të tjera. Gjermania po i humb mjekët, për atë po ka nevojë për mjekë, pra nuk është vetëm problemi ynë” tha Latifi.

Lajme të ngjashme