Ministrja Rizvanolli shkon sot në KEK në Termocentralin Kosova A
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot në ora 16:00 do të vizitojë Termocentralin Kosova A.
Në komunikatën e ME-së nuk janë dhënë detaje të vizitës.
Përdryshe, Rizvanolli ka paralajmëruar dimër të vëshitirë sa i përket situatës me energji elektrike dhe ka kërkuar nga qytetarët që të kursehet rryma.
Ndërkohë ka tri ditë që blloku A-3 ka rënë nga funksioni dhe pritet që të rikthehet brenda pesë ditëve.
Njoftimi i plotë:
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot viziton Korporatën Energjetike të Kosovës – Termocentralin Kosova A.
Vendi: KEK – Termocentrali Kosova A
Data: 20.09.2022
Ora: 16.00
Ftoheni të përcjellni vizitën e ministres gjatë qëndrimit të saj në Termocentralin Kosova A, pas vizitës Ministrja Rizvanolli do të deklarohet për media.