Ministrja Rizvanolli raporton sot para Komisionit për Ekonomi
Gjatë ditës së sotme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë para në Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Sipas njoftimit, Rizvanolli do të raportojë lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.
"Raportim i ministres së ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.", thuhet në njoftim.
Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00.
