Ministrja Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi për gjendjen në Trepçë - NACIONALE

Ministrja Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi për gjendjen në Trepçë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës së mbledhjes së këtij Komision parashihet edhe raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për gjendjen e krijuar në Trepçë.

Raportim i ministres së ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.” – është pika e tretë e rendit të ditës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 24.10.2023;
3. Raportim i ministres së ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.;
4. Raportim i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare - ARKEP, lidhur me zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit nr.08-Re-023 datë 20.04.2023, për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike;
5. Formimi i Grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L – 037 për metrologji;
6. Të ndryshme.

Lajme të ngjashme