Ministrja Rizvanolli e publikon dhe më pas e fshin një hartë ku Kosova nuk figuron fare
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka marrë pjesë në ceremoninë për hapjen e ankandit të parë me kapacitet prej 100MW.
Megjithatë, në njoftimet që i ka bërë në rrjete sociale për këtë ceremoni, Rizvanolli ka ndërhyrë disa herë.
Së pari ajo publikoi një hartë ku Kosova nuk figuronte fare. Pas reagimeve në publik, e ka fshirë atë fotografi.
Në atë hartë, Kosova nuk dukej asgjë kundi.
Fotoja e publikuar dhe postimi ku fotografia është fshirë:
