Ministrja Nagavci do takim për udhëzimin e shamive por juristi e sheh të panevojshëm: Jo Negociata për drejtësinë - NACIONALE

Ministrja Nagavci do takim për udhëzimin e shamive por juristi e sheh të panevojshëm: Jo Negociata për drejtësinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish këshilltari i Kurtit dhe juristi i mirënjohur Durim Berisha, ka bërë njoftimin e fundit në lidhje me nismën e tij për të ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla publike për vajzat kosovare.

Ai ka thënë se përmes një mikut të përbashkët, Nagavci ka shprehur “gatishmërinë” për takim gjatë javës së ardhshme.

“Ne mund të takohemi çdoherë në një atmosferë shumë miqësore dhe mund të diskutojmë për çdo temë. Mirëpo drejtësia nuk negociohet.” – ka thënë z. Berisha.

“Është obligim i juaji si ministre, pra jo diskrecion - por obligim ligjor, që të ndryshoni UA nr. 06/2014 dhe të ktheni ligjshmërinë.” – ka vazhduar ai.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e znj. Nagavci për këtë çështje.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme