Ministrja Haxhiu ka pritur në takim shefin e Eulexit Giovanni Pietro Barbano
Minisrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është takuar sot me shefin e Eulexit Pietro Barbano.
Aty sipas njoftimit të Minitrisë u diskutua për reformat në sistemin e drejtësisë, përfshirë vetingun.
E plotë:
Ministrja e Drejtësisë dhe shefi i Eulex-it kanë diskutuar lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.
Reforma në drejtësi, vettingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim.
Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme.