Ministrja Hajdari: Unë e Abdixhiku kemi studiuar bashkë, irritohem shpesh me debatet në Kuvend - NACIONALE

Ministrja Hajdari: Unë e Abdixhiku kemi studiuar bashkë, irritohem shpesh me debatet në Kuvend

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka folur për ballafaqimet e debatet në Kuvendin e Kosovës. Hajdari thotë se irritohet nga debatet, sipas saj jo të argumentuara në parlament.

“Unë befasohem në Parlamentin e Kosovës se si ndodhin këto debate pa një argument profesional, por ndodhin me fyerje, me luftë politike, dhe t’ju tregoj të drejtën, unë irritohem shpeshherë”, ka thënë ajo në Kanal 10.

Hajdari tha tutje se edhe ajo, edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i takojnë të njëjtit nivel shkollimi dhe njohje të fushës së ekonomisë.

“Të gjithë jemi të fushës. Ne që merremi me këtë punë, jemi të së njëjtës shkollë, të njëjtin fakultet ekonomik. Kemi studiu jashtë, edhe Abdixhiku edhe unë, dhe e njohim ekonominë dhe e njohim biznesin”, tha ajo.