Ministrja Hajdari prezanton projektligjin për produktet që do të kenë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot në Kuvendin e Kosovës ka propozuar masat e përkohshme për produktet bazike në treg.
Drithërat, mielli, buka, orizi, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri si dhe produktet higjienikë, janë vetëm disa nga produktet që pritët t’u vendoset çmimi tavan, nëse ky projektligj aprovohet në Kuvend.
Hajdari, ka propozuar që ky projektligj të miratohet në Kuvend, në mënyre që të zbatohet nga operatorët ekonomik.