Ministrja Gërvalla konfirmon ekzistencën e propozimit franko-gjerman - NACIONALE

Ministrja Gërvalla konfirmon ekzistencën e propozimit franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse Albin Kurti e mohoi ekzistencën e ofertës franko-gjermane, një gjë të tillë po e konfirmon ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

Në dokument, siç zbuloi presidenti serb Aleksandar Vuçiq njëra pikë i siguron Serbisë ulëse në BE kundrejt një të tille Kosovës në OKB, por Gërvalla i quan të vërteta këto, veç 10%.

“Të vërtetë ka që ekziston një propozim prej këshilltarëve të Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz. Ajo çfarë ka thënë presidenti Vuçiq rreth ulëses në OKB nuk është e vërtetë sepse propozimi është i hartuar me qëllim krejt tjetër, nuk ka pika 1 2 3 4 5…”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për Klan Kosova.

Ministrja e Punëve të Jashtme foli edhe rreth procesit aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke konfirmuar diskutimin të mërkurën që shkoi.

“Unë vetëm mund të ju them që presidenca irlandeze me shumë seriozitet dhe përkushtim e ka trajtuar temën. Ka marrë një opinion ligjor i cili është shumë pozitiv për Kosovën nga Këshilli i Evropës, do të ketë një raportim të Zonja Mijatoviq i cili nuk është aq i lidhur me anëtarësimin tonë por një raport i mirë i cili tregon që të drejtat e njeriut respektohen në Kosovë i motivon shtetet anëtarë ta përkrahin edhe më shumë kërkesën tonë”, tha kryediplomatja.

“Jam shumë optimiste që Kosova do të jetë në kohë rekord në KiE”, ka shtuar ministrja.

Ndërkaq për vendet qe Serbia deklaroi publikisht lotimin kundër Kosovës, Gërvalla tha se Kosova veçse ka votat e mjaftueshme nga vendet njohëse të shtetit.

Lajme të ngjashme