Ministrja Gërvalla e homologu i saj gjerman nënshkruajnë një marrëveshje
Ambasadori Gjerman në Kosovë si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz nënshkruan sot Marrëveshjen mbi varret gjermane të luftës në Republikën e Kosovës.
Me këtë marrëveshje synohet të vendoset një rregullim përfundimtar për varret gjermane të luftës që ndodhen në territorin e Kosovës dhe të sigurohet ruajtja dhe mirëmbajtja e këtyre varreve në mënyrë të denjë dhe sipas dispozitave të së drejtës humanitare ndërkombëtare në fuqi.
Për të arritur këtë Republika Federale e Gjermanisë, ndër tjerash e ka mundësinë të mirëmbajë varret gjermane të luftës dhe varrezat gjermane të luftës në Republikën e Kosovës me shpenzimet e veta, t’i përqendrojë në një vend varret e të vdekurve gjermanë të luftës dhe të realizojë zhvarrosjen dhe zhvendosjen e nevojshme për këtë, si dhe të ndërtojë përmendore në një formë të thjeshtë dhe të denjë në vendet e këtyre varrezave, në të cilat zhvarrosja e të vdekurve gjermanë nuk është më i mundur.
Today @gervallaschwarz and I signed the Agreement on 🇩🇪 War Graves in 🇽🇰 allowing @Volksbund to ensure that the maintenance and care of these graves is carried out in a worthy fashion and in accordance with international humanitarian law. Thanks to 🇽🇰 for this gesture of respect! pic.twitter.com/5tqkgCBUip
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 10, 2022