Ministrja e Jashtme e Japonisë sot viziton Kosovën
Yoko Kamikawa, ministre e Punëve të Jashtme, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së sotme.
Vizita e saj, siç është raportuar, është në kuadër të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Japonisë.
Para vizitës së saj, Yoko është shprehur e lumtur që do të vizitojë Kosovën.
“Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë vizitë si mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin dypalësh që po thellohet vazhdimisht ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, dhe të shfrytëzojmë rastin për ta zhvilluar dhe forcuar më tej atë në të ardhmen” – thuhej në mesazhin e Yokos.