Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për kosovarët - NACIONALE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për kosovarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka ftuar edhe njëherë Bashkimin Evropian, që ta përmbushë zotimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, përmes një shkrimi në tëitter, ka bërë të ditur se këto fjalë, ministrja Baerbock i ka thënë gjatë deklaratës së saj në takimin me ministrat e jashtëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE-ja ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh dhe se tani duhet ta përmbushë atë” ka shkruar Rohde.

Lajme të ngjashme