Ministria tregon për stërvitjen e radhës, konvojet e FSK-së do të lëvizin nëpër Kosovë
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Përmes një njoftimi për medie, kjo ministri ka treguar për qëllimin e stërvitjes.
“Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit”, është thënë në njoftimin e ministrisë.