Ministria publikon çmimet tavan për derivatet
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës.
Sipas njoftimit të MINT, çmimi i derivateve është i njejtë si të mërkurën.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, i benzinës 1 e 41 centë, derisa i gazit 73 centë.
Këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme.
