Ministria në Gaza: Të paktën 50 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite të enjten - NACIONALE

Ministria në Gaza: Të paktën 50 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite të enjten

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 50 persona u vranë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf Al-Qudra, tha se sulmet ajrore, të cilat ndodhën në Beit Lahia, në veri të Gazës, në Khan Younis, në jug, dhe në Al-Maghazi, në qendër, kanë lënë edhe dhjetëra njerëz të lënduar dhe se ka gjasa që numri i të vdekurve të rritet, raporton televizioni CNN.

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se dhjetë njerëz ishin vrarë e 12 të tjerë ishin lënduar nga sulmet afër spitalit “Al-Amal” në Khan Younis, ndërsa tri sulme kishin ndodhur në atë zonë brenda një ore.

Kjo organizatë publikoi fotografi e video të disa të prekurve civilë, përfshirë fëmijë, duke u sjellë në spital.

Lajme të ngjashme