Ministria me apel pas bllokimit të rrugës Mitrovicë- Jarinje
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim, pas bllokimit të rrugës Mitrovicë- Jarinje si shkak i rrëshqitjes së gurëve.
Kjo ministri apelon që qytetarët, mos t’i drejtohen kësaj rruge, deri në njoftimin e ri.
“Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si”Shkëmbi I Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftim.