Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje për mjekët e papunë kosovarë - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje për mjekët e papunë kosovarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mjekëve të papunë po u bëhet thirrje që t'i dorëzojnë të dhënat e tyre në Ministrinë e Shëndetësisë.

Duke e parë situatën me mungesën e mantelbardhëve, nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të licensuar që për momentin nuk janë të punësuar, që t’i dorëzojnë të dhënat e tyre në MSh.

Ministria e Shëndetësisë, në njoftimin e fundit, ka bërë thirrje që duke filluar nga data 6 tetor deri me datën 8 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e lëmeve të ndryshme, të licensuar, që aktualisht janë të papunë.

Të dhënat kryesore që duhet të merren parasysh si bazë referimi janë adresa elektronike e MSh-së - msh.info@rks-gov.net - si dhe dy adresat e tjera elektronike: arsim.z.berisha@rks-gov.net dhe naim.bardiqi@rks-gov.net.

Të dhënat që kërkohen nga kandidatët janë:

– Emri dhe Mbiemri, data e lindjes, vendlindja, vendbanimi, thirrja profesionale, numri i licensës

– Viti i përfundimit të studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët).

Lajme të ngjashme