Ministria e Bujqësisë nis monitorimin e pyjeve me dronë nga ajri - NACIONALE

Ministria e Bujqësisë nis monitorimin e pyjeve me dronë nga ajri

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Me dronë nga ajri ka nisur monitorimi i pyjeve, njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Kjo për arsye të parandalimit të prerjeve të pakigjshme të pyjeve dhe për identifikimin e hershëm të zjarreve.

Njoftimi:

Sot kemi lansuar zyrtarisht projektin për monitorimin e pyjeve të Kosovës përmes teknologjisë së dronëve. Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së burimeve tona natyrore, parandalimit të prerjeve ilegale, identifikimit të hershëm të zjarreve dhe forcimit të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve në gjithë vendin.

Përmes teknologjisë moderne të monitorimit ajror, po ndërtojmë një sistem më të zgjuar, më të shpejtë dhe më transparent për ruajtjen e pyjeve të Kosovës për brezat e ardhshëm.

Lajme të ngjashme