Ministria e Brendshme do të pranojë deri në 600 studentë të UP-së për praktikë profesionale
Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të pranojë rreth 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për praktikë profesionale, pas një memorandumi bashkëpunimi të konkluduar mes MB-së dhe UP-së.
“Pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale”, thuhet në njoftimin.
“Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale”, thuhet mes tjerash.