Ministria e Arsimit: Pagesat nga 100 euro për studentë janë paguar në tërësi, për ata që i kanë plotësuar kriteret
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pagesat për studentët janë përmbyllur. Sipas njoftimit zyrtar, “pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues”.
Po ashtu, ministria bën të ditur se “janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë”.
Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret “janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova”.