Ministri shqiptar i Maqedonisë i shqetësuar për identitetin maqedonas në Shqipëri - NACIONALE

Ministri shqiptar i Maqedonisë i shqetësuar për identitetin maqedonas në Shqipëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani ka vizituar vendbanimet e maqedonasëve etnik në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se ështe i përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e veçorive gjuhësore dhe kulturore të maqedonasëve etnik në Shqipëri.

“Mbetemi në komunikim me maqedonasit në Shqipëri dhe institucionet shqiptare për çështje që janë në interes të veçorive të tyre etnike, kulturore dhe gjuhësore”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Bujar Osmani është kritikuar për qëndrimin e tij neutral për tensionet në Veri të Kosovës më 31 gusht.

Lajme të ngjashme