Ministri Osmani: Problem që Kosova s'është në Ballkan të Hapur - NACIONALE

Ministri Osmani: Problem që Kosova s'është në Ballkan të Hapur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë një aktiviteti të mbajtur nga ambasadori i Kosovës Maqedoni, më rastin 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve, tha se Ballkani i Hapur synon synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por nuk mund të jetë nisme e plotë pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimore.

“Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vet mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të gjitha gjashtë shtetet”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, duhet të respektohen qëndrimet e tri shteteve të cilat kanë refuzuar të bashkohen.

Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim, por ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm Maqedonas, tha se Maqedoni e përkrahë çdo nismë të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e njohjeve ndërkombëtare. Ne para disa ditëve i bëmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë, pa asnjë vonesë të miratoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne po i japim mbështetje Kosovës edhe në Këshillin e Evropës për pranimin e saj në këtë institucion evropian, por edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, kanë refuzuar që të i bashkëngjiten kësaj nisme, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga vendet anëtarë./REL

Lajme të ngjashme