Ministri Mehaj uron Begajn: Ju priftë e mbara zotëri President
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që të punoj me ish-shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bajram Begaj, tani i zgjedhur si president i Shqipërisë.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Mehaj tha se duke njohur vlerat njerëzore të Begajt, ka besim të plotë që bashkëpunimi mes dyja vendeve do të thellohet edhe më tej me përmbajtje e dinamikë të re.
“Duke njohur vlerat tuaja njerëzore, kombëtare e profesionale, kam besimin e plotë se edhe nga pozita e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura do të ndikoni që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me përmbajtje e dinamikë të re” – tha Mehaj.