Ministri Mehaj takohet me përfaqësues të NATO-s, diskutojnë për rolin e KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Ministri Mehaj takohet me përfaqësues të NATO-s, diskutojnë për rolin e KFOR-it në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NATO-s.

Mehaj, ka thënë se me këta përfaqësues ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.

Takimi i shkëlqyeshëm me aleatët e interesuar të NATO-s, organizuar nga Delegacioni i Britanisë së Madhe në NATO në krye me ambasadorin David Quarrey. Diskutim shumë i rëndësishëm për progresin e reformës së sektorit të sigurisë, rolin thelbësor të KFOR-it dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e kontributi i NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme