Ministri Latifi viziton Spitalin e përgjithshëm të Athinës - NACIONALE

Ministri Latifi viziton Spitalin e përgjithshëm të Athinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili po qëndron në Greqi, ka vizituar Spitalin e përgjithshëm të Athinës “Thriasio” dhe Spitalin e sëmundjeve të krahërorit “Sotiria”.

Latifi u takua edhe me Ministren alternative të Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga dhe Zëvendësministren e Shëndetësisë, Zoe Rapti si dhe me përfaqësuesit e këtyre dy spitaleve

“Gjatë vizitës në spitalet e lartëpërmendura, ministri Latifi tha se shëndetësisë në Kosovë i duhet ndihma e partnerëve ndërkombëtarë për t’u zhvilluar, si ajo e shtetit të Greqisë dhe të tjerëve që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur në çdo aspekt”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Latifi falënderoj shtetin e Greqisë për mundësinë e bashkëpunimit. Ai e vlerësoi lart përkrahjen e shtetit helen për shkëmbimin e ekspertëve në fusha të ndryshme të shëndetësisë.

Siç njofton MSH-ja, temë më rëndësi të veçantë në këtë takim ishte edhe mundësia e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës në institucionet shëndetësore greke .

Në këtë aspekt, ministri Latifi përmendi 22 diciplina mjekësore të subspecializimeve, për tëcilat kërkohet angazhim i madh dhe përkrahje nga miqtë ndërkombtarë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme