Ministri Latifi kërkon durim: Mjekësia nuk bëhet brenda natës
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, në një konferencë para gazetarëve, pas takimit me euro-deputetin Lukas Mndl, ka folur për gjendjen në dikasterin që ai udhëheq.
“Gjendja emergjente në shëndetësi ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse ju gazetar ose dikush tjetër dini me rregulluar shëndetësinë brenda natës ose disa muajve ejani ju pres me kënaqësi.
Ata që kritikojnë e kanë të drejtën e vet unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës
Latifi që është ndër ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II, për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit, e për mungesë rezultatesh konkrete në shëndetësi, ndër të tjera në këtë konferencë ka thënë se, “ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë”
“Mungesa e barnave është problem shumë serioz, janë ekipet e posaçme që merren me to, ministri i shëndetësisë merret me gjithçka, por nuk mund të merret vetëm me një aspekt të barnave, megjithatë Qeveria kurrë nuk ka dhënë më shumë para për barna ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë i gjithë procesit dhe indikacioneve, jemi duke përdor strategjinë për me zvogëluar mungesën e barnave, p.sh. Sëmundjet e rralla kurrë nuk kanë pasur fonde se sa këtë kohë që kanë. Kemi 1700 pacient me sëmundje të ndryshme tu e fyt këtu edhe tuberkulozin do t’i kenë të gjitha barnat”
Nuk dihet nëse Latifi, do të qëndrojë gjatë në Kosoë, apo ka aranzhuar ndonjë vizitë tjetër, jashtë vendit.