Ministri Krasniqi: Propozimet e Kurtit për LDK-në janë gjeneroze, zgjedhjet nuk do të prodhojnë rezultat ndryshe
Ministri Elbert Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë rezultat ndryshe.
Ai në T7 citohet të ketë thënë se propozimet e Kurtit për LDK-në janë “gjeneroze”.
“Dy propozimet e Kurtit për LDK-në në perspektivën time janë gjeneroze”.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, do të nis cikli i ri zgjedhor, rezultati do të jetë aty prapë. S’shoh që do të prodhojnë ndonjë rezultat ndryshe”.
“Kam biseduar me kryeministrin meqë jemi partnerë. Unë dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, mendoj që ka ende hapësirë nëse opozita nuk po shpreson që shkuarja në zgjedhje mund ta ndryshojë rezultatin”, ka thënë ai.